Gjashtëvjeçari që ka gjuajtur me armë mësuesen e tij në Virgjinia të SHBA-së kishte përdorur armën e nënës së tij, ka bërë të ditur policia amerikane.
Në një konferencë për media, Policia e Virgjinias ka deklaruar se fëmija e kishte marrë pistoletën me vete në shkollë, duke e mbajtur atë në çantë.
Sipas policisë, fëmija qëllimisht e ka qëlluar mësuesen e tij, Abigail Zwerner, gjatë orës mësimore, të premten. Po ashtu, policia ka deklaruar se mësuesja ishte kujdesur për sigurinë e fëmijëve, para se të kërkonte ndihmë për vetën.
Zwerner po trajtohet edhe më tutje në spital, dhe sipas mjekëve, gjendja e saj është stabile.
Artikuj të ngjashëm
-
Një tjetër 6-vjeçar në SHBA shkon me armë në shkollë
-
6-vjeçari gjuan mësuesen me armë në Amerikë pas një përplasjeje verbale
-
Në sy të klasës, nxënësi vret mësuesen në Francë
-
12-vjeçari qëllon me armë shokun e klasës në Kaliforni
-
Amerikania 10-vjeçare arrestohet, qëlloi për vdekje gruan që po përleshej me të ëmën