Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

12-vjeçari qëllon me armë shokun e klasës në Kaliforni

Një 12-vjeçar u arrestua të martën pasi qëlloi dhe plagosi shokun e klasës, 13 vjeç, në një shkollë në Oakland, Kalifornia.

Policia arriti që menjëherë ta arrestonte djalin kurse viktima e tij u dërgua në spital dhe u tha se ishte në gjendje stabile, shkroi The Guardian. 

Pas lajmeve për të shtëna në shkollë, prindërit rrethuan shkollën në ankth duke pritur informacione për fëmijët e tyre.

Kryetarja e Oaklandit, Libby Schaaf, u shpreh e tronditur për dhunën e vazhdueshme me armë në SHBA.

“Shkolla duhet të jetë vendi i sigurt për fëmijët tanë. Niveli i ngritur i dhunës me armë në vendin tonë është i papranueshëm”, tha ajo.

Edhe Tre fëmijë dhe një mësues vriten në një shkollë fillore në SHBA Botë Tre fëmijë dhe një mësues vriten në një shkollë fillore në SHBA

Autoritetet nuk kanë treguar nëse gjuajta me armë ishte e qëllimshme apo aksidentale.

Sipas grupit për kontrollin e armëve “Everytown”, armët e zjarrit janë shkaku kryesor i vdekjeve të fëmijëve dhe adoleshentëve në Amerikë.