Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm me armë në një shkollë në Iowa, një i vrarë

Të paktën një person është vrarë nga një sulm me armë në një shkollë në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka raportuar ABCNews.

Sipas autoriteteve policore, nga sulmi i së enjtes janë plagosur edhe dy persona të tjerë, e hetimet po vijojnë.

Sulmi dyshohet se ka ndodhur në shkollën Perry High.

Zona është siguruar, ndërsa 's'dihet nëse ka të arrestuar.