Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një mace rrezikon jetën për t’i nxjerrë të vegjlit nga zjarri

Një mace e cila ka shpëtuar të vegjlit e saj e cila ishte në rrezik, ka nisur të shërohet.

Minka ka pësuar disa lëndime nga djegiet dhe është sëmurë pasi ka thithur shumë tym, pasi ka vrapuar në hambar për t’i shpëtuar të vegjlit e saj nga zjarri.

Ajo ka mundur të shpëtojë një nga kotelet e saj dhe të dyja pastaj janë kontrolluar te veterinari.

Të dyja janë marrë nga një grup shpëtimtar në Kanada ku Minka është trajtuar për dhimbje duke i dhënë asaj antibiotikë për djegiet dhe dëmin nga thithja e tymit.

“Ne kemi shumë mace në qendër, më shumë se që kemi kapacitete, por kur jemi njoftuar për gjendjen natyrisht që kemi thënë po”, ka thënë qendra.