Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ngrihet alarm në qytetin japonez, macja ra në rezervuarin me kimikate helmuese

Banorët e një qyteti në perëndim të Japonisë janë paralajmëruar që të qëndrojnë larg një maceje pasi ajo ra në një rezervuar me kimikate helmuese.

Paralajmërimi u bë pasi një punëtor fabrike gjeti gjurmët që shkonin nga rezervuari.

Pamjet e kamerave më pas treguan macen që largohej nga aty, shkroi BBC.

Zyrtarët në Fukuyama i kanë kërkuar qytetarëve të qëndrojnë larg nga kafsha dhe ta raportojnë policinë nëse e shohin.

Mendohet se macja ka rënë në një kimikat që është kancerogjen.

Edhe Mbi 40,000 njerëz evakuohen pas rrjedhjes së një kimikati toksik në Kaliforni Botë Mbi 40,000 njerëz evakuohen pas rrjedhjes së një kimikati toksik në Kaliforni

Zyrtarët thanë se macja edhe mund të ketë ngordhur për shkak të prekjes së kimikatit.

Kromi gjashtëvalent, që është kimikati i gjendur në rezervuar, mund të shkaktojë irritim në lëkurë, probleme me frymëmarrjen dhe verbëri.