Mbi 300.000 njerëz e kanë nënshkruar një peticion në Rusi duke kërkuar që një konduktore të humbasë punën.
AP-ja ka raportuar se punëtorja e trenit e ka hedhur një mace nga treni, duke besuar se ishte endacake, por ajo kishte pronar.
Macja ishte raportuar e zhdukur më 11 janar, e atë thuhet se e kishte gjetur punëtorja, por e kishte hedhur derisa treni po lëvizte në rrugën mes Yekaterinburgut dhe Saint Petersburgut.
Mijëra persona u bashkuan në temperaturat nën zero për të kërkuar macen e quajtur Twix, por më 20 janar u gjet e ngordhur si pasojë e motit pranë shinave të trenit.
Autoritetet ruse s'kanë marrë vendim për largimin e konduktores, krahas kërkesave nëpërmjet peticionit.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën shtatë të vdekur pas shembjes së një ure mbi një tren në Rusi
- “Dilni nga treni ose ju nxjerrim me polici”
-
Dy të vdekur e rreth 100 të lënduar pas aksidentit të trenit me një kamion në Rusi
-
Një mace udhëtoi në një kuti poste mbi 800 kilometra larg shtëpisë
-
Ngrihet alarm në qytetin japonez, macja ra në rezervuarin me kimikate helmuese