Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Zagreb, Kroaci. Një burrë ia ka shkatërruar ish-shefit të tij veturën e tipit Audi, pasi i kishte ngelur borxh disa paga, njofton portali RTL.
Sipas mediumit kroat, dëshmitarët e kishin lutur burrin të ndalej e të mos shkatërronte veturën, por ai me një sëpatë e kishte goditur gati në çdo pjesë, duke e dëmtuar rëndë nga jashtë.
Sipas RTL, policia shkoi shpejtë në vendin e ngjarjes dhe e arrestoi burrin me sëpatë.

Artikuj të ngjashëm
-
E dha me qira veturën, pronari në Prishtinë dyshon se automjeti iu shit në Serbi
-
E goditi me veturë ish-bashkëshorten në Podujevë, lirohet në procedurë të rregullt
-
Kroatja humb mbi 23 mijë euro pasi bleu dy vetura online që nuk i mori asnjëherë
-
Raportohet se një serb sulmoi seksualisht e ia dëmtoi veturën një gruaje
-
Vidhet një veturë me targa të Serbisë në Zubin-Potok