Një grua me origjinë nga Ballkani që jeton në Gjermani është gjobitur me 50 euro pasi kishte tharë rrobat në ballkonin e saj, duke shkaktuar debat të madh në rrjete sociale.
Rasti u bë i njohur pasi gruaja e publikoi përvojën e saj në grupin në Facebook “Balkanci in Germany”, ku tregoi se kishte marrë paralajmërim zyrtar për “mosrespektim të rregullave të banesës”.
“S’po e di më nëse më lejohet të bëj ndonjë gjë në këtë vend! Ishte ditë me diell, i lava rrobat, i vendosa në ballkon të thaheshin. Fqinja sipër filloi të bërtiste se ‘i duken keq kur i sheh poshtë’. Mendova se po bënte shaka, por tre ditë më vonë më erdhi letra me gjobën dhe paralajmërimin”, ka shkruar ajo me ironi.
Në shpjegimin e autoriteteve thuhej se “në ndërtesën përkatëse nuk lejohet që rrobat të shihen nga jashtë”. Gruaja reagoi me humor duke pyetur: “Po ku t’i thaj atëherë, në frigorifer?”
Ngjarja është bërë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta.
-
Gjermania goditet nga temperatura rekord, ndërsa vala e të nxehtit lëviz drejt lindjes
-
E shfaqi flamurin e Republika Srpskas, Kroacia dëbon serbin
-
Ndaloni tharjen e rrobave mbi radiatorë – çon në probleme serioze
-
Gjoba deri në 200 euro për turistët që ecin rrugëve me rroba plazhi në fshatin pranë liqenit Como
-
Evropa gjithnjë e më e nxehtë, por gjermanët po refuzojnë kondicionerin – pse?