Një burrë është hedhur në liqenin Michigan për të shpëtuar një qen, derisa e gjithë skena është kapur në kamera.
Annie Ryzak e cila ka kapur në kamerë skenën e shpëtimit, ka thënë se ajo ishte në anije kur kishte parë qenin në ujë, shkruan Upi.
“Ne ishim në anije gjatë vikendit. Uji ishte shumë i ftohtë. Ne ishim duke shikuar se çfarë të bënim sepse qeni vazhdonte të notonte dhe kishte anije gjithandej”, ka thënë ajo.
Ryzak ka thënë se qeni ishte vërejtur nga dy burra dhe njëri nga ishte gjuajtur në ujë për ta kapur qenin.
“Ai notoi dhe kapi qenin për ta kthyer në anije. Duket se shoku që e kapi qenin filloi të kërkonte për pronarët e tij”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeni shpëtoi pronarin pasi ra në liqenin e ngrirë
-
Shpëtuesit zvarriten nëpër akull për ta shpëtuar burrin që ngeci në ujërat e ngrira në Michigan
-
Qeni shpëtohet pasi u bllokua në lumin e ngrirë
-
Kali ra në bunar, ekipet amerikane të shpëtimit i dalin në ndihmë
-
Burri e tërheq zvarrë për ta futur në det, peshkaqeni e kafshon