Një bombë nga koha e Luftës së Dytë Botërore ka dalë në bregun e Kalifornisë nga dallgët e mëdha që goditën një pjesë të madhe gjatë fundjavës.
Bomba u gjet në vigjilje të Vitit të Ri përreth bregut Pajaro.
Policia u thirr dhe iu përgjigj thirrjes se dikush kishte parë një pajisje në breg.
Policia ka thënë se bomba ishte e sigurt dhe se nuk paraqiste rrezik, raportoi Guardian.
Bomba u identifikua si një bombë “Mk15 Mod 2”, që përdorej nga marina amerikane. Pajisje të tilla përdoreshin për trajnim, dhe nuk përmbanin eksplozivë. Ato zakonisht mbushen me rërë ose ujë.
Artikuj të ngjashëm
-
Bomba e Luftës së Dytë Botërore shpërtheu në afërsi të bregdetit danez
-
Mijëra persona u evakuuan në Paris ndërsa u shpërthye një bombë e Luftës së Dytë Botërore
-
Stagovasit zgjohen nga alarmi i pazakontë, shpërthehet bomba që u hodh 80 vjet më parë
-
Një mjet tjetër shpërthyes gjendet në Kaçanik, dyshohet se mbeti nga Lufta e Dytë Botërore
-
Nesër kryhet eksplodimi i kontrolluar i mjetit shpërthyes që u gjet në Kaçanik