Një bombë e madhe e kohës së Luftës së Dytë Botërore ka shpërthyer në ujërat në afërsi të Langelandit, një ishull në jug të Danimarkës, raporton “BBC”.
Një peshkatar njoftoi menjëherë autoritetet daneze pasi bomba e rëndë 130 kilogramë i ishte kapur në rrjetë të peshkimit.
Më pas forcat daneze e kthyen këtë bombë në ujë dhe i vendosën në të një eksploziv 10 kilogramë, duke bërë të mundur shpërthimin në ujë.
Shpërthimi ndodhi 15 metra nën ujë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Danimarkës.
Artikuj të ngjashëm
-
Bomba e Luftës së Dytë Botërore shkakton ndër evakuimet më të mëdha në Angli
-
Një bombë nga Lufta e Dytë Botërore del në breg
-
Mijëra persona u evakuuan në Paris ndërsa u shpërthye një bombë e Luftës së Dytë Botërore
-
Danimarka planifikoi t’i hidhte në erë pistat e aeroportit në Grenlandë nëse SHBA-ja do ta pushtonte, thonë raportet
-
Danimarka rihap aeroportet