Një asteroid në madhësinë e një kamioni mallrash do të kalojë Tokën në një nga takimet më të afërta të regjistruara.
NASA ka thënë se asteroidi i zbuluar rishtazi do të kalojë 3,600 kilometra mbi majën jugore të Amerikës së jugut të enjten, raportoi AP.
NASA ka thënë se nuk ka shans që ai ta godasë Tokën. Edhe nëse do të ishte afruar më shumë, shkencëtarët kanë thënë se shumica e tij do të shkatërrohej në atmosferë me pjesët e mëdha që do të binin si meteorë.
I zbuluar të shtunën, asteroidi i njohur me emrin “2023 BU” besohet se është mes 3.5 metra dhe 8.5 metra i gjerë.
Për herë të parë u pa nga astronomi në Krime, Gennady Borisov, ndërsa ditë më vonë astronomët nëpër botë definuan rrugën e asteroidit.
-
Guri i gjithësisë që kaloi shumë pranë Tokës
-
NASA: Një asteroid do të kalojë shumë afër Tokës të shtunën
-
Zbulohet një asteroid që ka shanse të përplaset në Tokë më 2032
-
Një asteroid që mund ta shkatërrojë një qytet do të kalojë pranë Tokës në fundjavë
-
Asteroidi i NASA-s që mund ta prishë ditën e Shën Valentinit më 2046