Një anije dukej se po “fluturonte” në brigjet jugore të Anglisë në një iluzion optik të shkaktuar nga një fenomen i rrallë moti.
Një qytetar, i quajtur David Morris, ishte duke ecur përgjatë bregdetit nga Falmouth në Cornwall kur ai pa iluzionin optik të jashtëzakonshëm. Ai e fotografoi atë dhe më vonë ka thënë se ishte “shtangur” nga pamja, njofton Independent.
Fenomeni është i njohur si një "mirazh superior", sipas meteorologut të BBC, David Braine, i cili tha se anija dukej se po fluturonte për shkak të "kushteve të veçanta atmosferike që përkulin dritën".
Braine shtoi se mirazhi është i zakonshëm në rrethin Arktik, por mund të shihet shumë rrallë në Britani gjatë dimrit.