Një grua britanike 21-vjeçare kaloi 6105.84 kilometra detare nëpër Oqeanin Atlantik, duke u bërë personi më i ri që ka bërë një udhëtim të tillë – dhe duke fituar tre rekorde botërore.
Zara Lachlan nisi udhëtimin nga Lagos, Portugali, me një kanoe 7.13 metra të gjatë dhe kaloi 7026.396 kilometra deri në Cayenne, Guiana franceze, një udhëtim që zgjati 97 ditë, 10 orë dhe 20 minuta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë këtij udhëtimi, Lachlan vendosi tri rekorde në Librin e Rekordeve Botërore Guinness: u bë gruaja e parë që kalon Atlantikun nga Evropa në Amerikën e Jugut (nga kontinenti në kontinent), personi më i ri që kalon Atlantikun i vetëm nga Evropa në Amerikën e Jugut dhe personi më i ri që kalon një oqean të vetëm (për kategorinë e femrave).
“Thjesht e kam shijuar tërë këtë përvojë. Mendova se do të isha shumë më e frikësuar se sa isha”, i tha Lachlan Rekordeve Botërore të Guinness.