Kenia është në pikëllim, pasi një nga simbolet e viteve të fundit të këtij vendi ka ngordhur në moshën 14-vjeçare. Bëhet fjalë për luanin Scarface, më i famshmi në vendin afrikan.
“Scarface nuk është më. Ngordhi në paqe, pa hiena rreth tij. Masai Mara humbi një nga ikonat e saj. Legjenda e tij rroftë përjetë”, thuhet në postimin e Programit të Ruajtjes së Grabitqarëve në Mara (MPCP).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy luan dominonte 400 km katrorë në Masai Mara, ku mendohet se jetojnë 850-900 luanë dhe ishte më i vjetri mes tyre.
Fotografi Randall Ball, i specializuar në botën e egër afrikane, u shpreh: “Njerëzit vinin në Kenia vetëm për të parë Scarface. Është një nga luanët më të fotografuar në botë”. \a2news
