Kuriozitet

Mbreti luan vritet nga rivalët e tij

Një luan i njohur si mbreti i Serengetit është vrarë nga rivalët e tij.

Operatorët turistikë dhe vizitorët e parkut kombëtar e kanë përkujtuar Bob Juniorin “legjendar” – të njohur edhe si Snyggve.

“Kafsha më e mirë” dhe “më fotogjenike” në Serengeti, Bobi kishte reputacion si i frikshëm në mesin e rivalëve dhe ka sunduar për shtatë vjet me ndihmën e vëllait të tij, Tryggve.

Rivalët më të vegjël besohet se e vranë.

“Ata deshën që ta rrëzonin Bob Juniorin”, ka thënë oficeri Shirima për BBC.

“Këto ngjarje ndodhin zakonisht kur kreu i një tufe plaket ose nganjëherë kur luanët e tjerë meshkuj nuk janë të lumtur me kontrollin e tij mbi një territor të madh”.

Besohet se edhe vëllai i Bob Juniorit është vrarë nga të njëjtët. Shirima tha se të dy u vranë në sulme të ndara por siç dukej, të koordinuara.

Serengeti në Tanzani është shtëpia e rreth 3,000 luanëve dhe vizitohet nga banorë dhe të huaj.