Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjirafa shtyp fëmijën 16-muajsh në Afrikën e Jugut

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e shtypjes nga një gjirafë në Afrikën e Jugut, ndërsa nëna e saj është në spital në gjendje kritike.

Vajza 16-muajshe jetonte me të ëmën në parkun luksoz “Kuleni Park” në provincën KwaZulu-Natal, raportoi BBC.

Policia ka hapur hetim për rastin dhe për të zbuluar se çfarë ka ndodhur saktësisht.

“Fëmija u dërgua te mjeku më i afërt ku vdiq”, tha policia.

Parku është i famshëm për banorët dhe turistët ndërkombëtarë.

Edhe Foshnja 6-muajshe vdes në krahët e së ëmës në Gaza Botë Foshnja 6-muajshe vdes në krahët e së ëmës në Gaza

Vizitorët mund të zbaviten duke parë nga afër kafshët aty.

Gjirafat janë kafshët më të gjata në botë dhe zakonisht nuk janë agresive. Megjithëse femrat mund të bëhen agresive kur mbrojnë të vegjlit.