Një foshnje 6-muajshe që vuante nga kequshqyerja ka vdekur në krahët e nënës së saj në Gaza, një prej viktimave më të fundit nga kriza e urisë atje.
Vajza – Zeinab Abu Halib – vdiq derisa nëna e saj po përpiqej ta dërgonte në një spital në jug të Gazës.
“Zeinab ka hyrë e dalë nga spitali gjatë tre muajve të fundit”, i ka thënë CNN-it nëna e saj, Israa Abu Halib.
“Mu deshtë të ecja mbi 30 minuta pasi nuk kishte transport... Rruga ishte e gjatë dhe e vështirë, moti shumë i nxehtë, por duhet të vazhdoja të ecja edhe pse isha e uritur dhe nuk kisha ujë”.
“Papritmas e ndjeva se ajo nuk lëvizte dhe nuk merrte frymë; trupi i saj u bë më i rëndë. Nuk e di çfarë të them më. Sa foshnja të pafajshme si Zeinabi duhet të vdesin urie që bota të zgjohet?”, ka thënë ajo më tej.
Zeinab vdiq “për shkak të komplikimeve nga kequshqyerja e rëndë”, ka thënë mjeku Munir al-Boursh.
“Mbi 260,000 fëmijë nën moshën 5 vjeç në Gaza po vuajnë nga kequshqyerja”, ka thënë ai.