Gjuetarët e fosileve ëndërrojnë të gjejnë të lashtën dhe të rrallën. Një vajzë e vogël e gjeti atë krejt rastësisht.
Molly Sampson, nëntë vjeç, ishte në një vizitë ditën e Krishtlindjeve në Calvert Beach në Maryland, SHBA, dhe i tha nënës së saj se “po kërkonte një peshkaqen të rrallë meg”.
Duke ecur në ujërat e Marylandit, ajo gjeti pikërisht këtë: një dhëmb që i përket specieve të peshkaqenëve Otodus megalodon tashmë të zhdukur.
Kuratori i një muzeu detar lokal e quajti atë një “një lloj gjetjeje që ndodh një herë në jetë”.
Megalodoni – nga greqishtja e lashtë për “dhëmb i madh” - jetoi në dete në mbarë botën derisa vdiq të paktën 3.5 milionë vjet më parë.
Edhe
9-vjeçarja gjen dhëmb 15 milionë vjet të vjetër të peshkaqenit
Duke u rritur në më shumë se 20 metra gjatësi, specia nuk ishte vetëm peshkaqeni më i madh në botë, por një nga më të mëdhenj që ka ekzistuar ndonjëherë.
Dhëmbi i gjetur nga Molly ishte 12.7 centimetra i gjatë, sa dora e saj, sipas nënës së saj Alicia Sampson, e cila ndau lajmin për gjetjen në Facebook.