Hetuesit në Minessota që kërkonin një burrë të kapur në video që dyshohet se rrëzoi një grua të moshuar ndërsa përpiqej t'i rrëmbejë çantën, u informuan për identitetin e burrit nga nëna e tij.
Isaiah Jamal Foster, 18 vjeç, ishte në burg në lidhje me një grabitje të makinës. Nëna e tij thirri policinë dhe ia dorëzoi djalin autoriteteve, tha një zëdhënës i policisë për Fox News.
Tani ai përballet me tentativë grabitje të shkallës së parë dhe sulmi të shkallës së tretë që rezultoi në dëmtim të konsiderueshëm trupor.
Videoja tregon klientët që hyjnë në një dyqan. Ndërsa një grua 81-vjeçare hyn brenda, pas saj shihet një burrë duke i hequr çantën nga duart. Ndërsa ajo përpiqet ta mbajë, ajo është tërhequr me dhunë në tokë.
Gruaja përjetoi komplikime për shkak të sulmit, tha policia, duke bërë që ajo të humbiste Krishtlindjet me familjen e saj.
-
Nëna shpëton djalin e saj 5-vjeçar nga grabitja në New York
-
Vajza e një bossi të kriptovalutave shpëton nga rrëmbimi falë bashkëshortit
-
4-vjeçari ia thirr Policinë nënës që ia hëngri akulloren
-
Në Malishevë arrestohet djali që pengoi babanë ta shiste një pronë
-
Djali akuzohet se ia preu kokën babait, dyshohet se publikoi video