Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Djali akuzohet se ia preu kokën babait, dyshohet se publikoi video

Policia

Një person në Pennsylvania është akuzuar për vrasje të shkallës së parë dhe abuzim me kufomë pasi babai i tij u gjet pa kokë dhe policia po heton një video në rrjetet sociale që dyshohet se është i akuzuari duke mbajtur kokën.

Trupi pa kokë i babait u gjet në banjon e shtëpisë së tij, raportoi AP. Policia ka thënë se djali është 32 vjeç.

Ai po akuzohet edhe për armëmbajtje.

Hetuesit po hetojnë edhe videon ku pretendojnë se 32-vjeçari shfaqet me kokën e babait të tij në duar dhe i kërcënon agjencitë federale të zbatimit të ligjit.