Stralsund, 18 korrik – Punimet për ndërtim në veri të Gjermanisë kanë zbuluar një varr mesjetar që mbante rreth 100 skelete, disa prej të cilëve ishin ende të paprekur, njoftoi sot arkeologu lokal, Detlef Jantzen, transmeton atsh raportimet.
“Arkeologët janë mbledhur në këtë zonë të Stralsundit për të dokumentuar këtë gjetje dhe të analizojnë më në thellësi zbulimin”, tha Jantzen.
Shtresat e sipërme të tokës kanë lëvizur me kalimin e shekujve duke lënë vetëm kocka. Ndërsa skeletet e plota janë gjetur në shtresat më të thella. Kockat do të ruhen dhe analizohen për të kuptuar më shumë/DPA.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Gjermani zbulohet varri më i madh ndonjëherë në Evropë nga mesjeta
-
Skeletet pa kafka fshehin misterin 7 mijë vjet të vjetër
-
Gjetjet e reja arkeologjike shpalosin detaje të Mesjetës në Berlin
-
Gjenden tre të vdekur në një ndërtesë banimi në Gjermani
-
Të fshehtat prapa një krehri hedhin dritë në mesjetë