Policia turke ka shpëtuar jetët e 645 personave të cilët kishin tentuar të kryejnë vetëvrasje duke u hedhur nga urat e Stambollit në tre vitet e fundit.
Në vitin 2015, Zyra për Siguri në kuadër të policisë së Stambollit themeloi një “ekip negociues” i cili është përgjegjës për urat në qytet, me qëllim të parandalimit të tentativave për vetëvrasje nga urat Dëshmorët e 15 Korrikut, Fatih Sultan Mehmet Bridge dhe Yavuz Sultan Selim.
I përbërë nga 25 oficerë policie, ekipi në fjalë fillimisht ishte trajnuar në fushat e psikologjisë, komuniukimit gjatë situatave të krizës, bindjes, gjuhës së trupit dhe kontrollit të mllefit.
Pjesëtari i ekipit, Mehmet Ali Demir, thotë se gjëja e parë që bëjnë është se njihen me personin i cili tenton të vetëvritet.
Demir thotë se metoda e tyre gjatë trajtimit varet shumë nga informacionet të cilat i marrin ndërkohë për personin në fjalë.
“Fillimisht, largojmë kureshtarët nga ura. Nuk bëjmë kontakt fizik me personin me të cilin negociohet së paku për një orë e gjysmë”, tha për AA anëtari tjetër i ekipit, Saadettin Çakır.
Çakır rrëfen se një i ri, të cilin e kishin bindur të mos vetëvritet, pas disa vitesh i kishte vizituar me diplomë universitare.
Edhe
Vriten tre policë turq në Stamboll gjatë përleshjeve me militantë të Shtetit Islamik
Në një tjetër rast, thotë ai, një student ishte varur nga ura dhe po mbahej për rrethojën e sigurisë, ndërkohë që kishte vërejtur gjatë negociatave se duart e tij po rrëshqisnin ngadalë.
“Kur e pyeta nëse dëshiron ta ngre lart, ai më tha: 'Shpëtom, vëlla', pas çka dhe e ngrita lart mbi urë”, tregon Çakır.
Pjestarët e ekipit ne fjalë thonë se është e një rëndësie jetike të kuptohen arsyet të cilat çojnë drejtë tentativës për vetëvrasje.