Jayesh Kale ka në pronësi saktësisht 1271 telefona celularë, pjesa më e madhe e të cilëve të markës “Nokia” dhe të gjithë punojnë ende. Kale zotëron kështu koleksionin më të madh të këtij lloji në Indi, por nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Siç transmeton Shqip, ëndrra e tij është që të futet në Librin e Rekordeve “Guinness”.
Në shtëpinë e tij në Thane, Indi, telefonat i gjen kudo, në dhomën e ndenjes, atë të gjumit, në sirtarët e kuzhinës e madje edhe në gardërobën e gruas së tij, e cila nuk shfaqet shumë e lumtur për këtë pasion të të shoqit.
Por Kale i dashuron shumë telefonat. “Janë fëmijët e mi”, thotë ai. “Bëhem shumë keq për telefonat. Nuk mund as të shoh kur dikujt i bie nga dora telefoni im, nuk e duroj dot që dikush t’i gërvishtë”.
-
Punëtorët e mbetjeve elektronike në Indi përballen me rreziqe toksike për shëndetin
-
Policia konfiskon 244 telefona në 31 shitore të telefonave
-
Multimilarderi indian paralajmëron projekt 25 miliardë dollarësh për rrjetin 5G
-
Britaniku hakon qendrën e thirrjeve, kap indianët mashtrues
-
“Realme” paralajmëron telefonin me kamerë të katërfishtë 64-megapikselëshe