Kompania “Realme” është një nga brendet më të reja, e cila depërtoi shumë shpejt (brendi ekziston vetëm 13 muaj) dhe është veçanërisht e popullarizuar në Indi. Pikërisht në këtë treg do të debutojë telefoni më i ri i kompanisë, të cilin do ta plotësojë sensori i kamerës 64MP GW1 nga Samsungu, raporton “GSMArena”.
Ky është sensori më i madh që do të jetë në dispozicion në telefona, e ka një madhësi prej 1/1.72", gjë që rezulton në madhësi prej 1.6μm të pikseleve individuale. Bëhet fjalë për llojin e sensorit Tetracell, që do të thotë se do të prodhojë foto në 16MP. Përveç kësaj, ai do të ndihmohet edhe nga tre sensorë në anën e pasme.
“Realme” e ka publikuar edhe një shembull të fotografisë së krijuar nga sensori i përmendur (shih foton), të cilin Madhav Sheth – CEO i departamentit për Indi në Realm – e postoi në Twitter, shkruan KOHA Ditore.
Edhe pse nuk dihet data e saktë e lansimit të telefonit, CEO i kompanisë “Realme” premtoi se telefoni do të lansohet së pari në Indi dhe pritet që kjo të ndodhë së shpejti.