Një ngjarje e veçantë e modës nisi sot në Paris. Modele të veshura me fustane transparente, të ‘qëndisura’ me çokollatë dhe frymëzim nga piktori Picasso janë kryefjala e kësaj ekspozite.
E titulluar ndryshe ‘Rilindja’, ky është edicioni i 26-të, por hera e parë që zhvillohet që prej shpërthimit të pandemisë.
“Prodhuesi im i çokollatës u frymëzua nga Picasso, duke i bërë homazhe pikturës ‘Guernica’, kështu që mund të gjesh shumë imazhe dhe simbole të fshehura në fustan, është mbresëlënëse. Mendoj se është i vetmi fustan në shfaqje i bërë tërësisht çokollatë dhe peshon 12 kg, puna e bërë është e pabesueshme”, u shpreh modelja Lea Francois.
Çdo vit, mijëra vizitorë dynden në ‘Parc des Expositions’ në Paris për të parë stendat e 280 ekspozuesve të pranishëm.
Vizitorët do të gjejnë çokollatë, pastiçierë, ëmbëlsira, vende prodhuese të kakaos dhe artizanë të tjerë nga e gjithë bota.
Panairi i këtij viti do të zgjasë nga 28 tetori deri më 1 nëntor. \euronews

-
Dua Lipa sjell gjallëri në Cannes me veshje ngjyrë vjollcë
-
Portreti i rizbuluar i Picassos del në publik, shkund tregun e artit
-
Markle shfaqet në Javën e Modës në Paris
-
Parisi hap dyert e botës së ikonës David Hockney që krahasohet me Picasson
-
Muzeu i Louvreit drejt restaurimit, “Mona Lisa” do të zhvendoset