Monedha e artë, me peshë 100 kilogramë, e cila vlen miliona dollarë, që është në Librin Guinness të rekordeve botërore, është vjedhur në Muzeun “Bode” në Berlin, njoftoi sot policia.
Zëdhënësi i policisë, Stefen Petersen tha se besohet se hajnat kanë hyrë përmes dritares rreth orës 3.30 të mëngjesit dhe kanë marrë monedhën e artë.
Monedha e artë është e trashë 3 centimetra dhe me diametër 53 centimetra, ka vlerën prej një milion dollarë, derisa vetë sasia e arit që e përbën kap vlerën 4,5 milionë dollarë. Muzeu ka bërë të ditur se monedha e artë ishte e regjistruar në librin e rekordeve botërore për shkak të pastërtisë së arit 999,99/1000.
Në monedhë është paraqitur portreti i mbretëreshës britanike Elizabeta II.
-
Grabitje në një muze tjetër në Francë
-
Grabitja që do të mbetet në histori, vidhet në aeroport ari në vlerë mbi 13 milionë euro
-
Policia gjermane kthen në muze 31 sende të vjedhura në grabitjen e famshme të 2019-s
-
Një monedhë e vjedhur me vlerë një milion dollarë i kthehet Izraelit
-
Monedha e rrallë prej ari shitet për 18.9 milionë dollarë