Autoritetet gjermane kanë thënë se kanë gjetur një “pjesë të konsiderueshme” sendesh të vjedhura në një grabitje spektakolare të vitit 2019 të bizhuterive të çmuara të shekullit të 18-të nga një muze shtetëror në qytetin e Dresdenit, shkruan The Guardian.
Zbulimi vjen ndërsa po mbahet gjyqi ndaj gjashtë të dyshuarve për grabitjen që u konsiderua spektakolare në Pallatin Mbretëror të Dresdenit në nëntor të vitit 2019.
LEXO PËR GRABITJEN MË SPEKTAKOLARE NDONJËHERË:
Hajdutët morën 21 bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë nga koleksioni i sundimtarit sakson Augustus the Strong, të shoqëruar me më shumë se 4.300 diamante individuale.
Bizhuteritë përfshinin një shpatë me një dorezë me diamant dhe një pjesë që përmbante diamantin e bardhë të famshëm 49 karatësh të Dresdenit.
Nuk kishte asnjë gjurmë të bizhuterive menjëherë pa vjedhjes.
Edhe
Pesë burra në Gjermani dënohen për grabitjen që shokoi botën
Por "bisedimet eksploruese" midis mbrojtjes dhe prokurorisë për një zgjidhje të mundshme dhe kthimin e sendeve të vjedhura çuan në një zgjidhje, thanë policia dhe prokurorët, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Policia speciale ka shoqëruar sendet e marra nga Berlini në Dresden.
Ekspertët tani do t'i ekzaminojnë për të verifikuar vërtetësinë e tyre.