Kuriozitet

Monedha e rrallë prej ari shitet për 18.9 milionë dollarë

Një nga monedhat e fundit të arit ndonjëherë të vëna në qarkullim në SHBA u shit për një rekord prej 18.9 milionë dollarë në New York, të martën.

Monedha jashtëzakonisht e rrallë e vitit 1933 “Double Eagle”, tani është monedha më e vlefshme ndonjëherë që paraqitet në ankand, pothuajse dyfish nga rekordi botëror i kaluar, shkruan CNN.

Duke shfaqur Lirinë në njërën anë, dhe një shqiponjë në fluturim në tjetrën anë, edicioni i 1933-s i “Double Eagle” nuk hyri kurrë në qarkullim dhe pothuajse të gjitha u rikthyen tek qeveria amerikane dhe u shkrinë.

Vetëm një grusht monedhash të tilla u ruajtën dhe një numër i vogël hyri në treg. Por, më 1944 një hetim i Shërbimit Sekret deklaroi se nëse ndonjë nga to gjendej në duart e koleksionuesve, do të konsideroheshin të vjedhura.