Mbreti Charles III nuk do të figurojë në kartëmonedhën e re 5 dollarëshe të Australisë, ka thënë Banka Qendrore e vendit.
Dizajni i ri do t’i kushtohet “kulturës dhe historisë së australianëve të parë”, ka thënë banka, raportoi BBC.
Një portret i Mbretëreshës Elizabeta II është në dizajnin e kartëmonedhës aktuale.
Vdekja e mbretëreshës vitin e kaluar ngriti debate për të ardhmen e Australisë si monarki kushtetuese.
“Ky vendim vjen pas konsultimit me qeveria australiane, e cila e mbështet ndryshimin”, ka thënë banka.
Nuk është bërë e ditur data se kur do të zbulohet dizajni i ri.
Vlerësohet se njerëzit e parë jetuan në Australi për të paktën 65,000 vjet para kolonizimit britanik.