Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbreti Charles përcaktohet për shifrën mbretërore

Shifra e mbretit Charles III është zbuluar, duke treguar një imazh që do të përdoret nga departamentet qeveritare, në dokumentet shtetërore dhe kutitë postare.

Shifra u zgjodh personalisht nga Mbreti, nga një sërë modelesh të prodhuara nga Kolegji i Armëve, raportoi BBC-ja të martën.

Do të ketë edhe ndryshime të tjera për të shënuar mbretërimin e ri të mbretit Charles. Banka e Anglisë thotë se kartëmonedhat e reja me portretin e mbretit Charles III "pritet të hyjnë në qarkullim nga mesi i vitit 2024", me imazhin që do të zbulohet para fundit të këtij viti.

Sipas bankës, do të prodhohen monedha të reja të cilat do të shfaqen "në përputhje me kërkesën nga bankat dhe zyrat postare". Nuk ka një datë të caktuar se kur do të jenë në përdorim, por një imazh i monedhave të reja të Mbretit Charles do të zbulohet përpara se ato të hyjnë në qarkullim.

Kartëmonedhat dhe monedhat ekzistuese do të vazhdojnë të jenë të vlefshme, me kartëmonedhat dhe monedhat e Charles dhe Elizabeth që do të përdoren krahas njëra-tjetrës. Bëhet e ditur se ekzistojnë rreth 27 miliardë monedha nga mbretërimi i Mbretëreshës Elizabeth II në qarkullim.

Edhe pullat e reja me Mbretin Charles "do të hyjnë në qarkullim pasi të kenë mbaruar rezervat aktuale të pullave".

Por një grup prej katër pullash përkujtimore do të publikohen në nëntor, duke treguar portrete të Mbretëreshës Elizabeth II të realizuara në faza të ndryshme gjatë mbretërimit të saj.

Me përfundimin e periudhës së zisë mbretërore, për herë të parë do të përdoret shifra e re e mbretit Charles.

Artikuj të ngjashëm