Banka e Anglisë ka publikuar bankënotën e re me imazhin e mbretit Charles, raportoi BBC-ja të martën.
Portreti i mbretit do të jetë i vendosur në bankënotat 5, 10, 20 dhe 50 funte, ndërsa do të nisë qarkullimin nga mesi i 2024-s.
Shënime të reja do të përfshihen në pamjen e bankënotës.
Mbretëresha Elizabeth, që vdiq më 8 shtator të 2022-s, ishte monarkja e parë angleze që pati imazhin e saj në paratë e Britanisë së Madhe, nga viti 1960.
Pak ditë pas vdekjes së Elizabethes u prezantuan monedhat me portretin e mbretit të ri.

Banka e Anglisë ka bërë të ditur se bankënotat aktuale do të zëvendësohen me të rejat.
Artikuj të ngjashëm