Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania bën gati monedhat me portretin e Charlesit të Tretë

Monedhat e para me portretin e Mbretit Charlesi i Tretë janë prodhuar në Britaninë e Madhe. Monedhat e 50 peni do të dalë në qarkullim para fundit të vitit 2022. Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabetha e Dytë, Britania e Madhe do të ndryshojë vulat dhe stemat që janë përdorur me portretin e saj.

Në mesin e këtyre ndryshimeve janë edhe monedhat britanike. Ato me portretin e Mbretëreshës Elizabetha e Dytë pritet të dalin jashtë përdorimit pas disa muajsh teksa autoritetet u kanë bërë thirrje britanikëve që të dorëzojnë monedhat me portretin e saj.

Ndërkaq mbreti Charlesi i Tretë ka përcjellë traditën e gjyshit të tij mbretit Gjorgji i Gjashtë, duke mos përdorur kurorën në portretin e tij nëpër monedha. Në monedhat e mëparshme mbretëresha mbante kurorën e saj.

Artikuj të ngjashëm