Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Në Egjipt zbulohen 30 arkivole egjiptiane 3,000-vjeçare

​Egjipti njoftoi zbulimin e 30 arkivoleve prej druri që përmbajnë mumje.

Ato datojnë 3,000 vjet më parë dhe janë gjetur në qytetin jugor të Luksorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Arkivolet me mbishkrime u gjetën në nekropolin e al-Asasif, të mbivendosur në dy nivele, 18 arkivole në nivelin e parë dhe 12 në nivelin e sipërm”, deklaroi ministri i Antikiteteve, Khaled al-Anani, në një konferencë për shtyp.

“Është vendi i parë i fshehtë i zbulimit të arkivoleve njerëzore që nga fundi i shekullit XIX”, theksoi ai.

Mostafa Waziri, drejtuesi i Këshillit Suprem për Antikitetet egjiptiane, deklaroi në këtë konferencë se 30 arkivolet e zbuluar janë të priftërinjve meshkuj dhe femra si dhe të fëmijëve nga dinastia XXII, e shekullit X para Krishtit.

Egjipti ka njoftuar muajt e fundit për një sërë zbulimesh antike, me shpresën për të ringjallur industrinë e dëmtuar të turizmit që është një burim kryesor i të ardhurave kombëtare./ksp