Egjipti ka shfaqur të hënën një numër të artefakteve të vjetra së paku 2500 vjet, për të cilat autoritetet e vendit thonë se janë zbuluar në afërsi të Kajros, raporton agjencia AP.
Artefaktet janë shfaqur te Piramida Djoser në Saqqara, 24 kilometra në jugperëndim të Kajros.
Në mesin e artefakteve të zbuluara, sipas Mostafa Wazirit, shefit të Këshillit Suprem për Antikitete, janë 250 sarkofagë të ngjyrosura me mumie brenda, 150 statuja të bronzta dhe një anije e bronztë e përdorur për ritualet e Isis-it, perëndeshës së fertilitetit në mitologjinë e lashtë egjiptiane.
Artikuj të ngjashëm
-
Byzylyku tre mijë vjet i vjetër i Egjiptit u shit dhe u shkri
-
Egjipti nxjerr mrekullitë arkeologjike
-
Arkeologët befasohen me nekropolin 5-mijëvjeçar në Egjipt
-
Arkeologët në Egjipt zbulojnë varrin e lashtë të kujdestarit të një tempulli 3200-vjeçar
-
Arkeologët besojnë se kanë zbuluar mumien më të vjetër deri më sot