Llogaria në Twitter e Presidentit Donald Trump është mbyllur nga rrjeti social.
Fillimisht kompania e komunikoi si një gabim njerëzor, por në komunikimin e dytë sqaruan se ishte bërë qëllimisht nga një punonjës.
Sipas tyre ky ka qenë veprimi i papërgjegjshëm i një punonjësi që kishte ditën e tij të fundit të punës.
Por fatmirësisht për Presidentin Trump, ky bllokim ka qenë i përkohshëm.
Megjithatë raportohet se nuk janë të pakta rastet kur është kërkuar bllokimi i llogarisë së Trump. Kërkesa të bazuara tek vetë rregullat e rrjetit social për ofendime dhe racizëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Paralajmërohet kthimi i Trumpit në Twitter
-
Twitteri suspendon llogarinë që shpërndante postimet e Trumpit
-
Twitteri bllokon llogarinë e cila shpërndante postimet nga ueb faqja e Trumpit
-
Twitteri bllokon llogarinë e Trumpit – presidenti mbetet pa rrjete sociale
-
Trumpit i zhbllokohet llogaria në Twitter, mirëpo mund t’i bllokohet përhershëm