Sao Paulo, 25 maj - Në një minierë në verilindje të Brazilit është gjetur smerald në peshë 272 kilogramë dhe gjatësi prej 1,3 metrash.
Paulo Santana, zyrtar në Departamentin Nacional të Prodhimeve Minerale, ka njoftuar se smeraldi është gjetur rreth 20 ditë më parë nga minatorët në Kooperativën Minerale në shtetin e Bahias.
Santana ka thënë se smeraldi është i gjatë 1,3 metra dhe peshon 272 kilogramë dhe se është minerali i dytë më i madh në rajon pas smeraldit që ishte gjetur në vitin 2001 me peshë prej 292 kilogramësh dhe vlerë prej 300 milionë dollarësh.
Santana ka thënë se nuk e di vlerën e smeraldit dhe se i njëjti i është shitur pronarit të një miniere në rajon.
Ndërkaq, Marcio Jandir, avokati i blerësit i cili nuk ka dashur ta shpalosë emrin e tij, ka theksuar se klienti i tij do ta ekspozojë smeraldin në muze dhe biblioteka.
-
Zbulohet smeraldi unik dhe masiv në Rusi
-
Minatorët e Trepçës nxjerrin kristalin 1.4 metra të gjatë
-
Sri-Lanka prezanton një safir të rrallë që pretendohet të jetë më i madhi i llojit të tij
-
“Mellon Blue” bie në vlerë, diamanti 9.51 karatësh shitet më lirë se që pritej
-
Meteoriti nga Marsi i gjetur në Niger u shit në ankand për miliona, shteti po kërkon përgjigje