Një kristal me dimensione 1.4 metra lartësi dhe 1.2 metra gjerësi është nxjerrë nga miniera e Trepçës të premten.
Siç ka njoftuar kjo ndërmarrje në një postim në Facebook, këto dimensione e bëjnë këtë “kristal madhështor”.
Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera apo vlera e kristalit.
“Me krenari të veçantë ndajmë me ju nxjerrjen e këtij kristali të jashtëzakonshëm nga thellësitë e minierës sonë, me përmasa mbresëlënëse: 1.40 metra lartësi dhe 1.20 metra gjerësi. Një falënderim i veçantë shkon për minatorët e Horizontit XI – Ndërrimi C, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe guxim të përditshëm bënë të mundur nxjerrjen e këtij thesari natyror nga zemra e nëntokës së Trepçës. Ky kristal nuk është vetëm një formacion i rrallë mineralogjik – ai është simbol i punës së palodhur, traditës shekullore dhe shpirtit të pathyeshëm të minatorit të Trepçës”, thuhet në njoftim.

-
Problemi me rrymë që çoi te ngujimi i 18 punëtorëve të Trepçës, nën hetim
-
Pas 12 orësh të ngujuar, nxirren minatorët nga miniera
-
Defekti i rrymës ngujon dhjetëra minatorë në "Trepçë" për mbi gjashtë orë
-
Sfera të mistershme metalike shfaqen në një plazh në Australi
-
“Dalja n’dritë” me minatorët që shkundën themelet e ish-Jugosllavisë