Policia në Irlandë po heton raportet se trupi i një burri të vdekur u soll në një zyrë postare në përpjekje për të marrë pensionin e tij.
Irish Time tha se një burrë që dukej në të 60-at e tij u zvarrit në zyrën postare në Carlow, nga dy më të rinj. Kur u pyetën nga stafi, të dy ikën, duke e lënë prapa të moshuarin i cili doli se ishte i vdekur.
Policia irlandeze tha vetëm se po hetojnë vdekjen e pashpjegueshme të një burri. Sipas Irish Time një prej burrave iu tha se për të marrë pensionin e dikujt, vetë ai person duhej të ishte prezent. Me ndihmën e një bashkëpunëtori, ai u kthye me trupin e burrit të vdekur.
Majori i qytetit ka thënë se këto dyshime e kanë lënë qytetin të shokuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Djemtë fshehën trupin e babait në shpellë për t’ia marrë pensionin
-
Merrte pensionin e bashkëshortit të vdekur, shoqërohet në Polici
-
Zbulohen pas 18 muajsh trupat e dy të moshuarve në shtëpinë e tyre në Irlandë
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Prizren
-
Italiani vishet dhe grimohet si nëna e tij e vdekur për t’ia marrë pensionin