Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ndiqni kometën që kalon një herë në 71 vjet pranë Tokës

Një kometë që kalon një herë në 71 vjet pranë Tokës do të mund të shihet brenda dy javëve të ardhshme, ka njoftuar NASA.

Astronomët njoftuan se kometa me shkëlqim të dukshëm mund të shihet me dylbi ose me një teleskop të vogël. duke paralajmëruar se për ta parë atë duhet të pozicionesh në një vend me qiell të errët, pa pemë të lartë ose kodra për ta bllokuar pamjen.

Independent ka shkruar se fillimisht duhet orientuar kah Jupiteri pasi kjo kometë do të nisë prej andej rrugëtimin. Kometat janë objekte qiellore që përbëhen nga pluhuri, shkëmbi dhe akulli.

Ato kanë një bisht dhe në momentin që i afrohen diellit, nisin të shkrihen dhe të zhduken.