Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ndërhyrja e Ramosit ndaj Salahut pjesë e provimit

Ndërhyrja që detyroi Mohamed Salahun të largohej nga finalja e Ligës së Kampionëve me Real Madridin, ka qenë pjesë e një provimi juridik.

Faqe të shumta në Siri kanë publikuar në Facebook fotografitë nga provimi i vitit të parë në Universitetin e Damaskut për Kodin Penal.

“Sergio Ramos e lëndoi Mohamed Salahun në finalen e Ligës së Kampionëve. Natyrisht, Sergio Ramos nuk mund të përgjigjet për këtë veprim nga një perspektivë e ligjit penal për shkak të katër kushteve që e arsyetojnë dhunën në sport. Përmendni këto kushte”, ka shkruar në pyetjen e provimit.

Pyetja u prit me shaka nga studentët që në rrjete sociale kishin shkruar se profesori është “fans i mposhtur i Barcelonës”.

Përgjigja për këtë pyetje ishte:

1. Ndeshja është mbajtur sipas ligjit.

Edhe Salahu qeshet me Ramosin, ende nuk ia ka falur për lëndimin Sport Salahu qeshet me Ramosin, ende nuk ia ka falur për lëndimin

2. Për lojtarin e lënduar sepse ka pranuar të marrë pjesë në lojë.

3. Lojtari që ishte prapa lëndimit ka respektuar rregullat dhe principet e ndeshjes.

4. Për lëndimet që bëhen gjatë lojës.