Ylli i futbollit, Mohamed Salah, është mbrojtur nga bashkëlojtarët dhe forcat e sigurisë pasi tifozët hynë në fushë për t’u përleshur me të në momentet e fundit të fitores 2:0 të Egjiptit ndaj Sierra Leones.
Ndeshja u zhvillua në Monrovia të Liberisë dhe i takoi kualifikimeve për Botërorin 2026. Salah kontribuoi me asistim në fitoren e Egjiptit. Trezeguet, që luan për Trabzonsporin, shënoi të dy golat për Egjiptin.
Egjipti në ndeshjen e parë, tri ditë më herët, fitoi 6:0 ndaj Gjibutit.
Sierra Leone e përfundoi ndeshjen me nëntë lojtarë, pas përjashtimit të dy lojtarëve me të kuq. Dhe në fund kishte skena dhune. Në minutën e 89-të pjesëtarët e sigurimit shihen duke ndalur një tifoz që hyri në fushë dhe iu afrua Salahut. Një tjetër tifoz kaloi nga tribunat në fushë dhe vrapoi drejt yllit të Liverpoolit.
Shoku i skuadrës, Mohamed Abdelmonem shihet në video duke mbrojtur Salahun nga kërcënimi i mundshëm. Salah nuk dukej i brengosur nga incidenti. Atij i janë afruar edhe dy ushtarë.
Salah edhe në të kaluarën është përballur me situata të tilla.
??| Liverpool’s Mohamed Salah almost gets attacked by opposition fans who ran into the pitch during the match, Sierra Leone vs Egypt. ?
— TTS. (@TransferSector) November 19, 2023
pic.twitter.com/9xGOOCDinN