Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Mushkonjat deri tash kanë vrarë 52 miliardë njerëz

Kur mendoni për kafshët më vdekjeprurëse në botë, me siguri mendoni për luanët, tigrat, arinjtë dhe bisha të ngjashme.

Por Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pretendon se kafsha që paraqet kërcënimin më të madh për speciet njerëzore nuk ka asnjë lidhje me kafshët e egra të rrezikshme – mushkonjat vrasin më shumë njerëz në botë se çdo kafshë tjetër!

Edhe pse nuk i konsiderojmë ato të rrezikshme por vetëm shqetësuese, lista e sëmundjeve vdekjeprurëse që mund t’ju infektojnë është mjaft e gjatë.

Disa nga më të njohurit janë malaria, virusi zika, ethet e dengos, chikungunya dhe virusi i Nilit Perëndimor, të cilat transmetohen nga kafshimet e mushkonjave dhe vrasin miliona njerëz çdo vit.

“Në 200,000 vitet e kaluara në tokë kanë jetuar rreth 108 miliardë njerëz. Pothuajse gjysma ose rreth 52 miliardë, për të qenë të saktë, janë vrarë nga mushkonjat,” tha Timothee Vanguard, autor i librit “Mushkonja: Historia e predatorit më vdekjeprurës të njerëzimit”, transmeton Panorama.