Nga më shumë se 600 lloje të gjarpërinjve në Tokë, vetëm afro 200 prej tyre janë të rrezikshëm për njerëzit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Një pjesë prej tyre janë aq të rrezikshëm sa brenda pak minutave mund të shkaktojnë vdekjen e viktimës. Në vijim janë 3 llojet e gjarpërinjve më të rrezikshëm në botë.
Vipera apo nepërka me luspa
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVipera apo nepërka me luspa, e njohur zyrtarisht si Echis carinatus, që banon në pjesë të Indisë dhe Lindjes së Mesme, nuk njihet për helmin më të fortë në botë, mirëpo është përgjegjëse për vdekjet më të shpeshta të njerëzve si pasojë e kafshimit. Ajo gjendet dhe qëndron në zona të populluara, gjë që rrezikon banorët e zonave.

Kobra mbretërore
Nëse pyesni se cili gjarpër mund ta rrezikojë një elefant, përgjigjja është kobra. Kobra mbretërore, e njohur si Ophiophangus hannas, ia del ta mbysë një elefant gjigant përmes kafshimit të shpejtë. Ky lloj i gjarpërit është përgjegjës për vdekjen e mijëra njerëzve në tërë botën, i njohur për helmin e rëndë.

Gjarpri tigër
Ky lloj gjarpri, i njohur edhe si Notechis scutatus, banon në Australinë jugore dhe Tasmaninë. Përmes helmit, ai vret në afat rekord viktimën, duke ia shkapërderdhur organizimin nga brenda. Gjarpri tigër e ndryshon gjatësinë dhe ngjyrën duke u bazuar në ambientin ku ndodhet.
