Kuriozitet

Çka dihet për gjarprin më helmues në botë që gjendet edhe në Kosovë

Nëpërka, e njohur ndryshe si Vipera ammodytes, futet në listën e specieve më helmuese dhe më vdekjeprurëse në botë. Ky lloj gjarpri ka gjatësi mesatare prej 50 centimetrave, e gjendet kryesisht në Evropën Jugore, saktësisht edhe në Ballkan.

Një lloj i tillë është parë shpeshherë edhe në Kosovë.

Por sa është i rrezikshëm ky gjarpër? Shkencëtarët thonë se nëpërka ka kokë të vogël me luspa dhe lëkurën e ka të lëmuar me shumë shenja e vija të parregullta. Karakteristikë e saj është një "bri" i vogël në pjesën e përparme të kokës, që shërben për gjah dhe vetëmbrojtje.

Helmi i nëpërkës është me efekt të madh, bazuar në dozën e helmit që ka. Kafshimet dhe pickimet e saj nxisin simptoma tipike të helmimit viperdit, si dhembje, ënjtje, njolla në lëkurë, marramendje e vjellje.

Ata që pickohen nga Vipera ammodytes mund të shpëtojnë vetëm nëse reagohet me kohë.