Qindra zogj shtegtarë ranë në mënyrë misterioze nga qielli, ndërsa ishin duke fluturuar në Meksikë, raporton “Daily Mail”.
Policia u telefonua rreth orës 8:30 të mëngjesit të 7 shkurtit, pasi banorët raportuan se zogjtë e ngordhur ishin shpërndarë nëpër trotuare në zonën Alvaro Obregon në Cuauhtemoc.
Pamjet tronditëse, të cilat u bënë virale nëpër rrjete sociale, tregojnë një numër të madh të zogjve të ngordhur papritmas duke rënë përtokë.
Zogjtë e ngordhur u larguan nga rruga dhe është duke u bërë një testim për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje.
“Duket më shumë sikur zogjtë u ngatërruan. Ngordhja e tyre duket më tepër se erdhi si rezultat i përplasjes në sipërfaqe, pasi anëtarët e mbijetuar të tufës u kthyen lartë”, ka shkruar një përdorues në rrjete sociale.