Së paku 300 breshka të ngordhura kanë dalur në breg në Meksikë, raporton BBC.
Sipas analizave preeliminare dyshohet se breshkat janë mbytur në ujë, ka thënë një zyrtar nga Ministria e Ambientit të Meksikë.
Zyrtari ka thënë se breshkat ka gjasa që janë ngatërruar në rrjetet e paligjshme të peshkimit në det apo në rrjetet e braktisura të njohura si “rrjeta fantazmë”.
Breshkat u gjetën në plazhin Morr Ayuta në Oaxaca, në bregun perëndimor të Meksikës. Plazhit është një nga vendet ku këto lloj të breshkave lënë vezët e tyre.
Nuk është hera e parë që një numër i madh i breshkave janë gjetur të ngordhura. Në vitin 2018, peshkatarët gjetën rreth 300 breshka në një rrjetë peshkimi. Meksika ka ndalur kapjen e breshkave të detit në vitin 1990 dhe ka dënime të ashpëra për kapjen e tyre.
-
Rreth 1700 foka gjenden të ngordhura në bregdetin rus
-
Momenti kur qindra zogj ngordhin në Meksikë pasi përplasen përtokë
-
Balena sei e rrezikuar gjendet e ngordhur në bregdetin e Kilit
-
Treni del nga shinat në Meksikë, 13 të vdekur e rreth 100 të lënduar
-
Mbi 60 të vdekur e 65 të zhdukur nga shirat e rrëmbyeshëm në Meksikë