Një tufë prej qindra zogjsh janë përplasur në tokë, duke mbetur shumë prej tyre të ngordhur.
Pamjet e publikuara tregojnë se si zogjtë bien në tokë si një tufë e madhe, në Meksikë.
Shumë njerëz kanë ngritur pikëpyetje rreth ngjarjes, duke kërkuar të mësojnë se çka e ka shkaktuar një përplasje aq masive të zogjve.
"Shkaku i këtij incidenti të çuditshëm dhe shqetësues është sinqerisht hamendja e kujtdo në këtë pikë," ka thënë Carlos Botero, asistent profesor i biologjisë në Universitetin e Uashingtonit në St.
Pamjet nuk treguan të gjithë tufën e zogjve, por Botero hipotezoi se ata mund të kishin fluturuar përmes një reje kimikatesh vdekjeprurëse.
Edhe
Momenti kur qindra zogj ngordhin në Meksikë pasi përplasen përtokë
“Autopsitë e ekzemplarëve të zogjve të ngordhur do të duhet të kryhen për të përcaktuar nëse ishte kështu”, ka thënë ai.
Ai hedh edhe teorinë që një grabitqar mund t’i kishte detyruar zogjtë të përplaseshin në atë mënyrë.
Richard Broughton, një ornitolog në Qendrën në Mbretërinë e Bashkuar për Ekologji dhe Hidrologji, ishte pothuajse i sigurt se manovra ishte për të shmangur një grabitqar si një skifter zogj.
"Zogjtë e zinj formojnë tufa të ngushta, të quajtura 'murmuritje', që rrotullohen në qiell për të provuar të ngatërrojnë skifterin në mënyrë që të mos mund të zgjedhë një objektiv”, ka thënë Broughton për CNN.
Edhe
Sa të rrezikshme janë sulmet e zogjve gjatë fluturimit të një aeroplani
Sipas tij, për ta luftuar këtë strategji, skifteri zhytet drejt e në tufën e zogjve për të ndarë një objektiv, shpjegoi Broughton.
Kur kjo ndodh, zogjtë e zinj përpiqen ta shmangin atë, dhe kjo mund të ketë çuar në përplasje, dhe më pas edhe ngordhjen e zogjve.