Një mi ka shkaktuar aterrimin e hershëm të një aeroplani gjatë kësaj jave.
Një aeroplan i “Scandinavian Airlines” (SAS) që po fluturonte nga Oslo në Malaga të mërkurën u detyrua të ulej në Kopenhagë.
Linjat ajrore zakonisht i ndalojnë rreptësishtë brejtësit në bord, pasi ata mund të përtypin ndërmjet instalimeve elektrike - thelbësore për funksionimin e aeroplanit.
“Besoni ose jo. Një zonjë afër meje e hapi ushqimin e saj dhe një mi kërceu jashtë”, shkroi një pasagjer në Facebook.
Oystein Schmidt, zëdhënës i SAS, ka thënë se “në linjë me procedurat tona, pati ndryshim të aeroplanit” dhe pasagjerët u dërguan në Malaga, Spanjë, me një aeroplan tjetër, raportoi Guardian.
Nuk është hera e parë që një brejtës shkakton rrëmujë. Më 2017, një aeroplan britanik në aeroportin Heathrow që do të shkonte në San Francisco dështoi të nisej pasi një mi u pa në bord. Pas 4 orë shtyrjeje, u gjet zëvendësimi i aeroplanit.
-
Detektimi i dronëve ndërpret përkohësisht trafikun në aeroportin e Oslos
-
Shumë fluturime nëpër Evropë devijohen pas kërcënimeve për bombë
-
Kërcënime me bomba ndaj fluturimeve nga disa qytete evropiane dhe Izraeli
-
Dyshime për dron në Gjermani, ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Nuremberg
-
Shtrenjtimi i karburantit anulon mijëra fluturime në Evropë