Kompania ajrore skandinave SAS ka njoftuar se do të anulojë të paktën 1,000 fluturime në muajin prill, pas rritjes së çmimeve të karburantit për aeroplanë si pasojë e konfliktit të fundit në Lindjen e Mesme.
Kjo kompani ka paralajmëruar shumë anulime pas Pashkëve, raportoi "Euronews".
“Çmimi i karburantit për aeroplanë është dyfishuar brenda dhjetë ditëve. Edhe pse përpiqemi të përballojmë sa më shumë rritjen e kostove, kjo është goditje e drejtpërdrejtë për industrinë e aviacionit”, ka thënë drejtori ekzekutiv i SAS-it, Anko van der Werff, për gazetën suedeze “Dagens Industri”.
SAS-i ishte një nga kompanitë e para që rritën çmimet e biletave për të kompensuar rritjen e shpejtë të karburantit.
Deri tani, disa qindra fluturime janë anuluar gjatë marsit, kryesisht në linjat brenda Norvegjisë, ndërsa vetëm pak kanë ndikuar në Suedi dhe Danimarkë.
Edhe
Lufthansa anulon 20,000 fluturime të verës për shkak të çmimit të karburantit
Rritja e çmimeve të karburantit lidhet me tensionet në Lindjen e Mesme, ku sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe hakmarrja iraniane ndaj instalimeve të naftës në disa shtete të Gjirit kanë rritur ndjeshëm çmimin e naftës. Gjithashtu, Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon një e pesta e kërkesës globale për karburante, është praktikisht e mbyllur.
Shumë linja ajrore, përfshirë Air France-KLM Cathay Pacific, Air India dhe Qantas, kanë rritur çmimet e biletave dhe disa kanë ndaluar fluturimet drejt Lindjes së Mesme për arsye sigurie.
-
BE: S’ka rrezik për mungesë të karburantit të avionëve, pavarësisht rritjes së çmimeve
-
Paralajmërohet rritja e çmimeve të fluturimeve në Evropë
-
Evropa shpejt mund të përballet me anulime fluturimesh nga mungesa e karburantit
-
Aeroportet evropiane paralajmërojnë krizë me karburant - prek udhëtimet e verës